“Big Brother” do të transmetohet këtë vit për herë të parë në Kosovë në formatin “Vip”.
Teksa prej muajsh përflitet data e fillimit të këtij spektakli, akoma nuk ka diçka zyrtare.
Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.
E ftuar së fundmi në një intervistë moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit.
Gjatë kësaj periudhe kuriozitet të madh ka pasur edhe për konkurrentët pjesëmarrës.
Gjatë kësaj interviste, aktorja u pyet mbi emra konkretë, ndonëse hezitoi të zbulonte më tepër.
“Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora. Është shumë e gjerë, është jashtëzakonisht e larmishme nga kudo ka shqiptar dhe janë personazhe që kanë shumë për të dhënë aty brenda,”-shtoi Jonida.
Elvana Gjata është një nga emrat që është lakuar më së tepërmi për të qenë pjesë e “BBVK”. E dini tashmë se këngëtarja është shoqja e ngushtë e Vokshit.
Nuk kishte si të mungonte pyetja e drejtpërdrejtë për moderatoren mbi praninë e Elvanës. Jonida e theksoi se mikja e saj nuk do të jetë pjesë e reality-show-t në Kosovë.
“Jo nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte por jo,-përfundoi Jonida Vokshi.