Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo është e shquar për fotografitë me përmbajtje provokuese që publikon dhe njëlloj këngëtarja veproi edhe në postimin e saj të fundit.
Këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqej mjaft atraktive dhe provokuese me bikini dy pjesëshe.
Këto imazhe të realizuara në Bodrum të Turqisë – atje ku për momentin Enca po i kalon edhe pushimet e verës.
Duke marrë poza të ndryshme, Enca nuk hezitoi që të vinte në pah linjat e saj të kolme të trupit.
Ndonëse është kritikuar herë pas here për imazhet me karakter provokues, Enca në një kundërpërgjigje ndaj kritikuesve në InstaStory, u shpreh se ajo realizon imazhe të tilla pasi ndjehet seksi.