Enca Haxhia ishte në qendër të vëmendjes së gjithë mediave rozë javën e shkuar dhe sigurisht “kryefjalë” e rrjeteve sociale, pasi u arrestua nga Policia pas kanabisit të mbjellur në vazo, të gjetur në ballkonin e saj.
Këngëtarja u vu në pranga për pak ditë, dha dëshminë e saj dhe më pas u lirua, së bashke me partnerin, ndërsa sot ka bërë edhe reagimin e parë pas situatës aspak të lehtë që kaloi.
Kështu, Enca e ka nisur reagimin e saj me një zemër, drejtuar gjithë ndjekësve të saj, që duhet thënë kanë shprehur jo pak mbështetje ndaj artistes, duke mos gjykuar apo paragjykuar veprimin e saj.
Mirënjohjen këngëtarja e ka shprehur edhe me një mesazh të shkurtë, teksa mesazhi i saj i parë ka qenë pikërisht për të gjithë ata që ja bënë këtë eksperiencë më të lehtë.
Ndërkohë, Enca ka pasur edhe një tjetër mesazh, kësaj radhe me nënkuptime dhe ironi, teksa nëpërmjet një fotoje të postuar 1 javë ma për nga pushimet e kësaj vere, shkruan “Po studionin ballkonin tim”, referuar Policiës dhe personave që e kanë “spiunuar” për mbjelljen e kanabisit.
Po ashtu ka edhe një referencë, epo për ballkonin e saj, po jo për atë ku ka vazo.
Le të themi që Enca është rikthyer, me humor mjaft të mirë.