Përkrahë lojtarëve më të mirë që ka Kombëtarja e Shqipërisë, padyshim se renditet edhe Armando Broja.
Jo rrallëherë ka treguar se është krenarë që luan për kuqezinjët.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot, në një intervistë për “Gazetta dello Sport”.
Ai ka deklaruar se kur karriera e tij të përfundoj, dëshiron që emri i tij të mos harrohet.
“Jam shumë krenar kur luaj për Shqipërinë. Mund të bëhem një ikonë e të mos harrohem sa të jetë jeta…
Kur karriera ime të ketë perënduar dua që emri im të mos harrohet kurrë! Këtë e bëj për Shqipërinë dhe babain”, – tha ai. /Gazeta Enigma
Ëndrra e Armando Brojës: Dua që emri im të mos harrohet kurrë
