Ëndrra e Dua Lipës bëhet realitet, elektrizon skenën e Glastonbury

Ëndrra e Dua Lipës bëhet realitet, elektrizon skenën e Glastonbury

Një ditë më parë, ylli ndërkombëtar me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka performuar në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival.

Kohë më parë, Lipa kishte deklaruar se ëndrra e saj qysh herët ishte që një ditë të ngjitej në skenën e këtij festivali.

E mbreslënëse duket se ka qenë tërë perfomanca e saj, pasi është komentuar shumë në rrjete sociale, nga ndjekësit e saj, madje për paraqitjen e saj në këtë festival kanë shkruar edhe shumë media botërore.

Dua gjatë performancës së saj, kishte thënë “E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”.

Glastonbury është festivali më i madh që zhvillohet rregullisht çdo vit që nga viti 1960. /Gazeta Enigma

Pamje nga performanca:

Related Articles