Engjo zbulon befasinë e madhe, vjen sonte në mesnatë

Engjo zbulon befasinë e madhe, vjen sonte në mesnatë

Këngëtari i ri në moshë por i mbushur plot energji për muzikën, Engjo i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka debutuar fortë në skenën e muzikës shqiptare me projektin e tij të parë Cest la vie, shkruan Billbordi.com

Por ai ka befasur të gjithë me trailerin e fundit të publikuar në rrjetet e tij sociale të këngës së tij të re të titulluar Bella.

Një klip mjaft i nxehtë i cili shihet që ka zgjuar kureshtje të madhe tek fansat e tij. Në trailer shihet Engjo i zhveshur në pjesën e lartme dhe në një xhakuzi, përderisa një vajzë me shishe shampanje futet brenda.

E nëse jeni kurioz për këtë super projekt të Engjos, ju mbetet të prisni sonte videoklipin në orën 00 00 pas mesnate ku shënon edhe ditëlindja e tij.

Related Articles