“Bonbon” ishte kënga që i dha jehonë ndërkombëtare këngëtares Era Istrefi. Shtatë vjet pas publikimit, kënga ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë lajmin me fansat e saj në rrjete sociale.
“Bonbon” mbetet kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube.
Pas hitit, Era pati depërtuar në arenën ndërkombëtare duke arritur deri te performanca në Kupën e Botës të vitit 2018.
Pas kësaj, Era u largua përkohësisht nga skena muzikore për t’u kthyer me disa këngë të reja së fundmi.