Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë shumë pak aktive që nga fillimi i pandemisë.
Ruajtje e shëndetit duket se ka qenë primare për këngëtaren, e cila së fundmi edhe është vaksionuar kundër virusit COVID-19.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku ka treguar momentin e marrjes së vaksinës.
Ajo nuk ka bërë të ditur vendin se ku e ka marrë këtë vaksinë anti-COVID, por që me gjasë është në Shqipëri, duke qenë se Kosova ende nuk ka në dispozicion shpërndarje të vaksinave për popullatën e re (përjashtim bëjnë vetëm ata nga personi mjekësor).
Ndërkohë, Era posedon prej vitesh pasaportë shqiptare, që nga koha kur iu desh që të udhëtonte lehtësisht jashtë shtetit, pas suksesit ndërkombëtar që arriti me këngën “BonBon” dhe performancën në Kampionatin Botëror 2018.
Fansat e Isrefit përndryshe tash e sa kohë janë në pritje të një kënge të re nga Era, e cila njihet për sukseset e saj të shumta në rrafshin ndërkombëtar. Telegrafi