Ngjarjet në shtëpinë e “Big Brother” morën sërish një kthesë dramatike mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të spektaklit të darkës.
Duke folur në dhomën e gjumit me Julin, Meritonin dhe Romeon, Erjola deklaroi se po mendonte të largohej nga shtëpia.
Gjendja e Erjolës u përkeqësua kur shprehu zhgënjimin e saj ndaj Gracianos, i cili, sipas saj, e dinte se ajo kishte përjetuar dhunë në një lidhje të mëparshme, duke pasur parasysh që jetonte në një shtëpi ngjitur dhe se nuk po duronte dot presionin e vazhdueshëm brenda shtëpisë.
Reagimi i mbrëmshëm i Erjolës ka shtuar një dimension të ri në marrëdhëniet brenda shtëpisë së “Big Brother”.