Eurovision 2021: Dilema se si do të veprohet për një garë të sigurt nga Covid-19

Eurovision 2021: Dilema se si do të veprohet për një garë të sigurt nga Covid-19

“Eurovision 2021” – është njëra nga ngjarjet e profilit të lartë, të zhvilluara deri më tani në një periudhë pandemie, duke paraqitur një sfidë që duhet të balancojë sigurinë publike me dëshirën për argëtim.

Një shfaqje e plotë u përjashtua në fillim të këtij viti, por ‘anulimi përsëri nuk ishte kurrë një konsideratë’, sipas Martin Osterdahl, mbikëqyrës ekzekutiv i “Eurovision”-it.

“E gjitha është një pjesë e kthimit në normalitet. Ne gjithmonë kemi thënë, pa marrë parasysh se çfarë ndodhë me pandeminë, do të kemi një garë këngësh”.

Skena e “Eurovision 2021”

Nga 39 vendet që janë pjesëmarrëse, 26 kanë rizgjedhur këngët e vitit 2020. Shumë nga vendet kanë udhëtuar për në Rotterdam dhe po ndjekin udhëzime të rrepta për të shmangur një shpërthim të COVID -19.

“Unë dhe ekipi im testojmë njëri-tjetrin çdo ditë”, thot përfaqësuesja e Greqisë, Stefania.

“Eurovision 2021”

“Ne jemi vërtet të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Të gjithë mbajnë distancën dhe respektojnë zgjedhjet e njëri-tjetrit. Unë nuk përqafoj askë”. E njejta gjë vlenë edhe për Vasilin që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, i cili ka qëndruar plotësisht larg njerëzve. Në vendin e ngjarjes, Ahoy Arena të Roterdamit, kontrollet janë të vendosura dhe të gjithë në vend duhet të testohen çdo 48 orë.

Këto protokole sigurie u vunë në funksion kur një anëtar i pranishëm rezultoi pozitiv në coronavirus. Më pas, pjesa tjetër e ekipit të tyre duhej të karantinoheshin teksa po prisnin për rezultatet e testit.

Gazetarët duhet të ndjekin gjithashtu kontrolle të rrepta, duke mbajtur maska dhe duke u siguruar që të gjitha intervistat të realizohen në distancë.

Related Articles