Gara vjetore ndërkombëtare e këngës u zhvillua në Roterdam të Holandës nga 18 deri më 22 maj dhe u ndoq nga 183 milionë shikues.
Finalja e madhe arriti një pjesë të audiencës televizive 4% më të lartë se ajo e vitit të kaluar 2019 (Gara e vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë). Ky kompeticion ishte veçanërisht i popullarizuar në mesin e shikuesve të rinj, me grupmoshën 15-24 vjeç për 7% kundrejt 2019-ës.
50.6 milion shikues unikë në 234 vende e shikuan në kanalin zyrtar në Youtube, 28% më shumë nga 2019, dhe nga ata – moshat 18 deri në 34 vjeç përbënin 71% të shikuesve.
“Jemi të entuziazmuar që pamë se audiencat mirëpritën garën e këngës Eurovision në një numër kaq të madh dhe jemi shumë krenarë që kemi bashkuar miliona prej tyre në një kohë kur shumica janë ende larg njëri tjetrit”, tha Martin Osterdahl nga ky kompeticion.
Theksojmë që vendin e parë këtë vit në Eurovision e ka fituar Italia nën kryesimin e grupit Maneskin, të dytin Franca dhe në vend të tretë shqiptari Gjon Muharremaj.