Fadil Bytyqi presidenti i ri i FC Suharekës

Fadil Bytyqi presidenti i ri i FC Suharekës

Fadil Bytyqi tani e tutje do të jetë presidenti i ri i FC Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Nga Kuvendi Zgjedhor i FC Suhareka, mbajtur sot me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe përfaqësuesve të klubit, u zgjodh z. Fadil Bytyqi si President i ri i FC Suhareka.
Ky moment shënon fillimin e një epoke të re për klubin tonë, ku synojmë të fuqizojmë ekipin, të avancojmë projektet për të rinjtë dhe të arrijmë suksese të reja sportive”, thuhet në njoftim.

Bytyqi shprehu falënderime për besimin e dhënë dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të punuar pa kompromis për rritjen dhe suksesin e klubit. /Gazeta Enigma

Related Articles