Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha sot (e shtunë) ka një ditë të veçantë, kjo pasi ajo po feston ditëlindjen.
Prandaj, për të ia bërë këtë ditë edhe më të bukur nuk kanë munguar urimet e shumta nga ana e miqve të saj dhe natyrisht edhe nga partneri i saj, DJ PM.
Përveç një dedikimi të veçantë që PM i bëri gjatë ditës përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, në mbrëmjen e sotme ai është kujdesur që të ia bëjë edhe një befasi.
Pajtim Krasniqi (emri i plotë) shkoi te banesa e saj dhe i dërgoi një ëmbëlsirë të vogël me një qiri vendosur sipër, e befasuar Sarah hapi derën teksa dukej e emocionuar nga ky moment.
“Faleminderit që gjithmonë gjen diçka për të më bërë të lumtur”, ka shkruar Sarah në mbishkrimin e momentit të befasisë nga PM që e ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.
Theksojmë që DJ PM dhe Sarah krijuan një lidhje dashuri nga periudha e qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP dhe që nga ajo kohë po vazhdojnë të shijojnë romancën.
Dyshja herë pas here ndajnë me fansat e tyre në rrjete sociale edhe imazhe dhe postime të ndryshme ku shihen së bashku.