Falet nëna që vuajti 20 vjet burgim për vrasjen e katër foshnjave të saj

Falet nëna që vuajti 20 vjet burgim për vrasjen e katër foshnjave të saj

Kathleen Folbigg është falur për vdekjen e katër fëmijëve të saj, pasi kaloi dy dekada në burg.

Ajo u lirua nga një burg në Grafton të hënën pas një vendimi të prokurorit të përgjithshëm të Uellsit të Ri Jugor, Michael Daley.

Folbigg është deklaruar gjithmonë e pafajshme.

Ajo vuajti 20 vjet burgim nga 25 sa ishte dënuar për vrasjen e katër fëmijëve.

Folbigg u burgos në vitin 2003 për tre akuza për vrasje dhe një vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj mbi një dekadë nga viti 1989.

Në secilin rast, ajo ishte personi që gjeti trupat e tyre të pajetë, megjithëse nuk kishte prova fizike që ishte ajo që i kishte shkaktuar vdekjet e tyre.

Në vend të kësaj, juria u mbështet në argumentin e prokurorisë se shanset që katër foshnja nga një familje të vdisnin nga shkaqe natyrore para moshës 2 vjeçare ishin jashtëzakonisht të ulëta sa të krahasoheshin me “derrat që fluturojnë.”

Ata vunë në dukje gjithashtu përmbajtjen e ditarit të saj, i cili përmbante pasazhe që të veçuara në atë kohë u interpretuan si rrëfim.

Deri në vitin 2019, një hetim që krye mbi dënimet e saj doli në përfundimin që nuk kishte asnjë dyshim të arsyeshëm që ishte ajo që i kishte kryer krimet.

Por një tjetër hetim filloi vitin e kaluar pasi dolën prova të reja shkencore që jepnin një shpjegim gjenetik për vdekjet e fëmijëve.

Pas hetimeve të fundit, Folbigg shihet me një optikë tjetër si një nënë e dashur, e cila mbeti e shkatërruar nga vdekjet e njëpasnjëshme të foshnjave të saj.

Related Articles