Fifi po shijon muajt e parë me ndjenjën e të bërit nënë për herë të parë.
Këngëtarja e njohur solli në jetë një djalë, të cilin e quajtën Theo Mal.
Pas qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku bebushi erdhi në jetë, Fifi dhe Adisi janë kthyer në Shqipëri.
Nga pamjet e publikuara çifti po shijon fundjavën në jug të Shqipërisë.
Fifi ka ndarë disa pamje shumë të ëmbla me të birin në krah dhe me partnerin e saj.
”Familja jem”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotove.