Ajo nuk dështon kurrë së treguari shijet e saj të modës.
Dhe Dua Lipa i përmbushi pritshmëritë të shtunën, duke ecur në rrugëve të Parisit, ndërsa tregoi elegancën e saj e veshur me një pallto lëkure, shkruan DailyMail.
Por e çuditshme është se si këngëtarja 26-vjeçare e fshehi tërësisht fytyrën e saj me një maskë fytyre dhe syze dielli në kryeqytetin francez, i cili njihet si një nga qendrat kryesore të modës në Evropë.
Duke shtuar ngjyra në veshjen e saj të fundjavës, fituesja e çmimeve “Brits” kishte veshur një kapele të zbukuruar në ngjyrën vjollce dhe një shall jeshil, të cilin e kishte vendosur rreth kokës.
Dua mbante një çantë të hirtë me gëzof, e cila karakterizohej me një rrip ari të trashë.
Ajo e rriti lartësinë e saj me një palë çizme elegante të zeza – të cilat kombinoheshin mjaftueshëm me veshjen e saj.
Para se të shkonte në muzeun e artit bashkëkohor, ylli i muzikës pop u pa duke dalë nga restoranti “Caviar Kaspia”, i cili u themelua në vitin 1927.
Në fillim të kësaj jave, Dua shfaqi barkun e saj të tonifikuar në disa fotografi të publikuara në Instagram, ku shfaqej e veshur me një bluzë prej lëkure në ngjyrë portokalli neoni dhe pantallona me shirita ngjyrë blu.
Dua Lipa është muza e fundit e Donatellës, pasi marka e modës “Versace” e ka bërë atë fytyrën promovuese të koleksionit të tyre aktual, i cili vlerësohet të ketë fituar mbi një milion dollarë nga shitjet.
Artistja shqiptare me renome botërore përndryshe këtë javë u nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021” në Këshillin Atlantik.
Ajo mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm, duke folur për Kosovën dhe dëshirën e vendit të saj për t’u integruar lartë e më lartë në qarqet ndërkombëtare.