Fatkeqësia në Koçan: 16 pacientë po vazhdojnë trajtimin në spital

Fatkeqësia në Koçan: 16 pacientë po vazhdojnë trajtimin në spital

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në Shkup janë duke u trajtuar gjithsej 16 pacientë dhe janë në gjendje të mire.

Gjashtë prej tyre po marrin trajtim në spitalin e vjetër të qytetit dhe dhe katër në qendrën klinike.

Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë pranuar katër pacientë të ri nga jashtë.

“Në Klinikën e Toksikologjisë në 24 orët e fundit janë pranuar 4 pacientë nga jashtë dhe pas analizave toksikologjike janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Të gjithë janë në gjendje të mirë. Gjatë ditës së djeshme, dy pacientë nga Selaniku shënuan përmirësim të caktuar dhe u ekstubuan, nga kujdesi intensive janë transferuat në repartin e kirurgjisë plastike. Gjendja e pacientëve të mbetur është e pandryshuar nga dita e djeshme”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Enigma

Related Articles