Fatkeqësia në Koçan, raportohet se Kreshnik Bekteshi është ftuar për intervistim nga policia

Fatkeqësia në Koçan, raportohet se Kreshnik Bekteshi është ftuar për intervistim nga policia

Raportohet se ish-Ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është ftuar nga policia atje për t’u marrë në pyetje, pas tragjedisë së Koçan ku 59 persona humbën jetën nga zjarri në një klub nate, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plaguar.

Kështu ka njoftuar RTV21 i Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazeta Enigma.

Çështja për të cilën po merret Bekteshi në pyetje ka të bëjë me licensën falso me të cilin kishte operaruar klubi i nates “Pulse” e cila thuhet të jetë lëshuar përmes veprimeve korruptive të ish-zyrtarëve të kësaj minsitrie.

Kujtojmë se deri më thani 15 persona thuhet të jenë arrestuar ndër 20 të dyshuar, ku në mesin e të arrestuarve ka dhe ish-zyrtarë shtetërorë si ish-sekretarë dhe drejtorë të kësaj ministrie. /Gazeta Enigma

Related Articles