Xhudistët kosovar dhe arritjet e tyre ua kanë marrë vëmendjen Federatës Evropiane të Xhudos.
Kjo e fundit ia ka dedikuar një artikull xhudistëve kosovar.
Në artikullin e federatës theksohet se xhudo është burim krenarie kombëtare për Kosovën.
Xhudo në Kosovë ka fituar njohje të konsiderueshme, posaçërisht shkaku i arritjeve të jashtëzakonshme të sportisteve të saj në skenën ndërkombëtare”, shkruan Federata Evropiane e Xhudos.
Në artikull tutje përmendet edhe kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi të cilën e cilësojnë si “legjendë të gjallë”. /Gazeta Enigma
Federata Evropiane e Xhudos shkruan për xhudistët kosovar, Majlinda Kelmendin e quajnë “legjenda e gjallë”
