Ekipet kosovare janë duke e zhvilluar fazën përgatitore para se të fillojnë garat në sezonin pranveror.
Gjatë kësaj kohe, ekipet janë duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese, raporton Gazeta Enigma.
Një e tillë është zhvilluar sot në Ferizaj ku skuadra me po të njëjtin emër është ballafaquar me KF Vjosën.
Këtë ballafaqim e ka fituar skuadra e Ferizajt. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi lojtari i mirënjohur kosovar, Astrit Fazliu.
Gjatë ditëve në vijim dy skuadrat pritet të zhvillohen edhe ndeshje tjera kontrolluese.
/Gazeta Enigma/