Jo pak herë përgjatë lidhjes dhe martesës së tyre, Fero dhe Arbenita janë folur për ndarje, më pas ribashkime, ndarje e më pas sërish ribashkim, megjithatë dukej se që me ardhjen në jetë të vajzës, Ninës, marrëdhënia e reperit dhe modeles ishte më e mirë se asnjëherë.
Gjithsesi kjo mund të mos jetë tërësisht e vërtetë pasi burime pranë “Prive” thonë se ata i kanë ftohur raporte e tyre, duke kaluar kështu një prej periudhave më të vështira në cift dhe janë në prag të ndarjes.
Prej tyre nuk ka asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim sa i takon situatës, megjithatë në rrjetet tyre sociale vihet re se i kanë hequr fotot që kanë pasur në krah të njeri-tjetrit. Nëse është vetëm një zënkë e momentit, apo vërtetë janë duke i dhënë fund martesës, kjo mbetet ta shohim në vazhdim.