Reperi Fero ka qenë së fundmi një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it, që pas arrestimit për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli e më pas vendimit për t’iu përkushtuar fesë islame. Tashmë çdo postim i tij në rrjete sociale i kushtohet fesë.
Sa i përket jetës sentimentale, fillimisht u aludua se çifti ka nisur divorcin, por çdo gjë mori kthesë kur në media qarkulluan ku të dy u panë pranë njëri-tjetrin, pasi reperi doli nga burgu.
Por Fero ka reaguar për herë të parë për raportin me Arbenitën. Përmes një shkrimi të postuar në Instagram, reperi hedh poshtë zërat për një rikthim me modelen duke u shprehur se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me të.
Ai shtoi se ata kanë nisur jetën në dy rrugë të ndara dhe se kanë respekt të ndërsjellët pasi edhe janë prindër të një vajze.
“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim.