Rap-artisti i njohur shqiptar, Fero, muaj më parë ka bërë një tërheqje nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.
Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ndodhet në vendet e shenjta: Mekë dhe Medinë.
I njëjti ka publikuar një fotografi tjetër gjatë vizitës së tij në Medinë, Arabinë Saudite.
Medina ndërkohë është qyteti i dytë më i shenjtë në Islam, pas Mekës dhe është i hapur për të vizituar edhe nga individët që nuk janë besimtarë të fesë Islame.
Manifestohet gjithashtu si qyteti në të cilin Profeti Muhamed themeloi komunitetin musliman dhe njihet si vendi ku gjendet varri i tij.