Fero thotë se nuk po i lejohet takimi me vajzën e tij: Mashtrim profesional nga motra e Presidentes

Fero thotë se nuk po i lejohet takimi me vajzën e tij: Mashtrim profesional nga motra e Presidentes

Reperi i njohur Fero ka shpërndarë një deklaratë në Instagram, ku ka folur hapur për situatën e vështirë që po kalon si prind.

Ai ka bërë me dije se prej tetorit të vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë kontakt me vajzën e tij, Ninën, dhe ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të marrë kontakt përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan dhe përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër.

Në postimin e tij, Fero shprehet se ka nënshkruar një marrëveshje të propozuar nga avokatja Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës, me besimin se do të mund të rikthente kontaktin me vajzën e tij.

Megjithatë, ai thekson se, pas firmosjes së marrëveshjes, premtimi nuk është mbajtur, dhe gjykata përkatëse nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për të adresuar këtë çështje.

Fero shton se avokatja i ka thënë se Arbenita, ish-partnerja e tij, nuk po e lajmëron atë për gjendjen e vajzës. Ai shprehet i zhgënjyer nga kjo situatë dhe paralajmëron një rikthim të fuqishëm në muzikë.

Reperi premton se kënga e tij e ardhshme do t’i adresojë këto padrejtësi dhe do të jetë një hit i padiskutueshëm.

Related Articles