‘Festën e kishe kot, pa pikë shije’, Sara i përgjigjet komentuesit për ditëlindjen

‘Festën e kishe kot, pa pikë shije’, Sara i përgjigjet komentuesit për ditëlindjen

Pak ditë më parë, Sara Hoxha festoi ditëlindjen jubilare të 30-të.



Për këtë ditë të veçantë, ishte përgatitur një super event me miq në Tiranë, pjesë nga i cili, përpos përmes rrjeteve sociale, pamë edhe përmes vlog-ut të saj të hedhur disa ditë pas në Youtube.

Përkundër super atmosferës, të pranishmëve të famshëm që ofruan spektakël, dikujt, festa duket të mos ia ketë mbushur syrin.

Partnerja e reperit Ledri Vula është përballur me një mesazh të tillë në rrjetin social Instagram.

“Festën e ditëlindjes e kishe bërë si festë për… Pa pikë shije, kot fare, shumë bosh” – ka qenë komenti të cilit Sara ka vendosur t’I kthejë përgjigje.

“O zogu ne u kënaqëm deri në orën 5 të mëngjesit pa u ulë as një pesë minutësh. Se di për ty” – ka qenë përgjigja e saj.

Related Articles