Fifi: Arjola ma ka bërë bllok në Instagram

Fifi: Arjola ma ka bërë bllok në Instagram

Fifi ka zbuluar së fundmi se Arjola Demiri e ka bllokuar në rrjete sociale.

Teksa Monika Lubonja ishte e ftuar në emisionin “Dielli dhe hëna”, telefonoi Fifin, kur këngëtarja edhe e zbuloi ‘sekretin’.

Fifi i tha Monikës së kishte njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e kësaj të fundit, duke e zbuluar edhe emrin e Arjolës.

Mesa duket, dy ish-konkurrentet e Big Brother Vip Albania 1 kanë ende hatërmbetje që pas daljes së Fifit nga spektakli. Ajo e akuzoi Arjolën se nuk e kishte mbështetur, pavarësisht se aktorja qau kur Fifi doli nga shtëpia.

Related Articles