Edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova po merr vëmendje të madhe dhe nuk i ka ikur as këngëtares së njohur, Fifi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja nga Ferizaj ka treguar se cilët janë banorët e saj më të preferuar të shtëpisë së famshme.
Autorja e “Diell” tha se është bërë fanse e aktores Arta Selimi, reperit Getinjo dhe Gjon Karricës.
“Unë prej sot shpall veten fanse të Arta Selimit, Getinjos dhe Gjon Karricës”, ka shkruar Fifi.