Tashmë dihet që Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bërë bashkë në projektin e ri filmik.
Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.
Ndonëse për këtë u përfol në fillim qershori të këtij viti, tashmë filmi “Në kuadër të dashurisë” ka edhe një datë lansimi të publikuar.
Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde.
Siç njofton dhe faqja zyrtare, shfaqja e madhe do jetë më 9 tetor, pak ditë nga tani, ndërsa për publikun do shfaqet në kinema nga 10.10.
Filmi me regji të Koloreto Cukalit do të zgjasë 95 minuta dhe pjesë e kastës do të jenë: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Luiz Ejlli, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.