Tashmë banorët e shtëpisë më të njohur në vend, Big Brother VIP Kosova 3, po numërojnë ditët e tyre të fundit në shtëpi.
Gara sa vjen dhe bëhet më e fortë mes banorëve.
Një vend tashmë është siguruar për në finale dhe atë e ka boksieri 24-vjeçar Driloni.
Gjatë ditës ai është pyetur nga këngëtari i njohur Xuxi, lidhur me atë se kush mendon se do të jenë finalistët e tjerë.
“Sarën, Gresën, Xuxin dhe Drenusha ose Leo”, u shpreh boksieri se i sheh bashkë me të në podiumin e finales.
Mirëpo të njejtin mendim nuk e ndau edhe konkurentja, Sara, e cila u shpreh se Gresa ka gjasa që edhe të mos jetë në mesin e banorëve finalist. /Gazeta Enigma