Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shënuar një rritje të madhe në vlerën e tij në tregun e transferimeve.
Sipas përditësimit të datës 19 Dhjetor 2025 të Transfermarkt, vlera e Asllanit ka kërcyer nga 18 milionë euro në 30 milionë euro duke e bërë Asllanin, lojtarin më të shtrenjtë të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Kjo rritje e ndjeshme është rezultat i paraqitjeve të forta dhe formës së qëndrueshme të sulmuesit kosovar, i cili po vazhdon të konfirmohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës dhe skuadrës gjermane Hoffenheim në arenën ndërkombëtare.
Përditësimi i fundit i Transfermarkt e vendos Asllanin në mesin e lojtarëve më të vlerësuar nga përfaqësuesja e Kosovës.
