Rrjeti social Instagram ka bllokuar llogarinë e atletes nga Xhamajka, Elaine Thompson-Herah, pasi që e njëjta shpërndau videot me medaljen e artë të saj.
Këtë e bëri të ditur vet atletja përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ku tha se llogaria e saj u bllokua nga Instagrami pas postimit të garave të Olimpiadës.
“Unë u bllokova në Instagram për postimin e garave të Olimpiadës sepse nuk kisha të drejtë për ta bërë këtë. Shihemi pas dy ditëve”, shkroi Thompson-Herah ku pas disa orëve asaj iu kthye llogaria e saj në këtë rrjet social.
Elaine Thompson-Herah është fituese e dyfishtë e medaljes së artë olimpike në vrapim 100 dhe 200 metra.
I was blocked on Instagram for posting the races of the Olympic because I did not own the right to do so. So see y’all in 2 days— Elaine Thompson Herah (@FastElaine) August 3, 2021