Ai ishte njëri nga banorët më të zëshëm në Big Brother VIP Albania 2.
Bëhet fjalë për Luiz Ejllin, i cili mes tjerash u shpall edhe fitues i këtij edicioni, ndonëse ka lënë gjurmë të madhe në këtë format.
Artisti shkodran u komentua vazhdimisht edhe për disa fjalë siç është edhe ‘çapaçul’.
Kjo fjalë e famshme e këngëtarit të njohur duket se është futur edhe në tekste shkollore.
“Eh…dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul dhe mu bë gjyq publik. Sot e gjej tek gjuha shqipe”, ka shkruar ai.
Kjo siç shihet gjendet në një faqe të Gjuhës Shqipe të klasës së dytë.
Luizi ka arritu famë jashtëzakonisht të madhe, e tani ka bërë debutimin edhe në film.