Fjalët e para të Giroud si lojtar i Milanit: “Mezi pres të fillojë këtë aventurë me ju”

Fjalët e para të Giroud si lojtar i Milanit: “Mezi pres të fillojë këtë aventurë me ju”

Nënshkrimi i ri, Olivier Giroud u dërgoi një mesazh tifozëve të Milanit, duke u thënë se mezi pret të filloj këtë aventurë emocionuese.

Rossonerët përfunduan nënshkrimin e reprezentuesit francez sot (e shtunë) dhe ish-sulmuesi i Chelseat do të mbaj numrin 9 në San Siro sezonin e ardhshëm.

Milani zyrtarisht njoftoi ardhjen e Giroud në faqen e tyre zyrtare sot dhe Giroud tani u ka dërguar një mesazh tifozëve Rossoner.

“Përshëndetje tifozë të Milanit”, shkroi fillimisht Giroud në profilin e tij privat në Twitter.

“Jam shumë krenar që kam origjinë italiane dhe mezi pres të filloj këtë aventurë emocionuese me ju”.

“Falënderoj Ivan Gazidis, të cilin e njoh prej kohësh, Paolo Maldinin, Frederic Massara dhe trajnerin Stefano Pioli për mirëseardhjen. Forza Milan”, përfundoi francezi.

Giroud, i cili ka 110 paraqitje me Francën, ka kaluar nëntë sezone në Ligën Premier, pasi ai arriti në Arsenal nga Montpellier në korrik të vitit 2012.

Ai ka shënuar 90 gola në 255 paraqitje në kampionat gjatë periudhës së tij me Arsenalin dhe Chelsean në Angli.

Giroud ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Milanin, e vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Related Articles