Fjolla Morina: Jeta nuk është veç burrë

Fjolla Morina: Jeta nuk është veç burrë

Sonte në Klan Kosova ka nisur “Prive Summer”, emision që pritet të sjellë rrëfime dhe intervista me emra të njohur të showbizit shqiptar.

Njëra ndër të ftuarat e para ishte këngëtarja Fjolla Morina, e cila gjatë intervistës ka folur më shumë për jetën e saj profesionale, por edhe për atë personale.

Ajo ka ndarë me publikun një qasje të re që, siç duket, ka zgjedhur ta ketë ndaj jetës dhe marrëdhënieve.

Morina ka treguar se vitet e fundit ka vendosur të fokusohet te vetja dhe familja, duke mos e parë më domosdoshmërisht një lidhje si pjesë të domosdoshme të përmbushjes së saj.

“Në kohën e fundit, disa vite eksperiencë kam vendosur të jem vet, e përmbushur me dashuri nga familja jo me e fut dikë në jetën time. Kam ardhur me një përfundim që duhet me u kujdes veç për veten, sepse jeta nuk është veç burrë. Jam e përmbushur dhe po ndjehem mirë”, deklaroi ajo.

Related Articles