Këngëtarja Fjolla Morina është lajmëruar pas shumë kohësh në rrjetet sociale.
Të mërkurën ajo hyri në Instagram për një lidhje direkte me fansat e saj, ku foli mbi mungesën e saj në skenë dhe rrjetet sociale gjatë këtyre muajve.
Morina tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur.
Në një moment, Fjolla shpërfaqi anën e saj emocionale duke mos i mbajtur dot lotët, teksa rrëfente problemet që e goditën muajve të fundit.
Foto: Fjolla Morina/Instagram
Kujtojmë që këngëtarja Morina ka pasur shumë probleme viteve të fundit, duke u nisur nga arrestimi i saj i famshëm në kufirin Kosovë-Shqipëri si dhe ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.
Madje nga disa incizime të publikuara një vit më parë, u konfirmua se Fjolla kishte qenë edhe në pritje të një fëmije me Fisnikun dhe kishte pësuar abort.
Foto: Fjolla Morina/Instagram
Pavarësisht të gjitha, Fjolla gjeti mbështetje te ndjekësit e saj të shumtë gjatë lidhjes direkte në Instagram, shumë prej të cilëve i dhanë kurajë për të vazhduar përpara. /Telegrafi/