Flet kardiologu që po e trajton Eriksenin, ky është lajmi që e jep

Flet kardiologu që po e trajton Eriksenin, ky është lajmi që e jep

Kardiologu Jesper Kjärgaard është i bindur se ylli i futbollit danez Christian Eriksen do të jetë plotësisht i shëndetshëm përsëri pas sulmit kardiak që e pësoi në ndeshjen e Kampionatit Evropian kundër Finlandës të shtunën (0-1).


Ai tha se mesfushori i Interit do te ngritet së shpejti në këmbë por se do të qëndrojë edhe disa ditë në spital.

“Unë mendoj se ai patjetër do të kthehet në këmbët e tij sërish. Nëse ishte një sulm në zemër, kjo është një shenjë e mirë që ai tashmë është i vetëdijshëm,” tha mjeku që po e trajton profesionistin e Interit në Rigshospitalet në Kopenhagë, raporton transmetuesi danez “TV2”

“Ne po hetojmë nëse një arrest kardiak ka çuar në humbjen e ndjenjave të tij,” shpjegoi mjeku: “Fotografia që kemi tani është në përputhje me këtë. Më shumë teste do të kryhen dhe Eriksen do të duhet të qëndrojë në spital për disa ditë më shumë .”

Sulmet në zemër janë të rralla në mesin e personave të moshës 29 vjeç si Eriksen, edhe pse ndonjëherë ndodhin të atletët e këtyre niveleve.

“Ka atletë marrin ndonjëherë mpiksje gjaku në zemër ose kanë rrahje të çrregullta të zemrës. Kjo është e vështirë për t’u parë, por mund të shkaktohet nga ushtrime të fuqishme”, tha profesori i mjekësisë.

“Nëse ka një mpiksje gjaku në zemër, zakonisht shkaktohet nga dhimbje gjoksi dhe shenja të tjera. Në aritmi nuk ka shenja paralajmëruese.”, shtoi ai.

Related Articles