Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, kanë përfunduar takimin e tyre, ku kjo e fundit ka publikuar listën e temave që u diskutuan.
Ndër temat që u diskutua në takim ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi si dhe procesi i pranimit në BE.
“Jam e kënaqur që u takova me presidentin e Serbisë. Ne biseduam për luftën kundër koronavirusit, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e pranimit ku duhet të shohim ndryshime pozitive në shtetin e së drejtës, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërtimin e hekurudhës Beograd – Maqedoni e Veriut, të cilën ne jemi gati ta mbështesim”, shkroi Layen në Twitter.
Ndërsa, Vuçiq ka njoftuar se bashkë me presidenten e BE-së, Von der Layen është diskutuar për për realizimin e “projektit më të madh të infrastrukturës ndonjëherë”, ndërsa shtoi se ky projekt do ta ndryshojë rrënjësisht Serbinë.