Trajneri i Kosovës, Franco Foda, gjatë një konference për media ka treguar se kërkojnë fitoren kundër Rumanisë.
Ai u shpreh optimist derisa tha se vendi i parë në grup është i mundshëm.
“Vendi i parë në grup është ende i arritshëm, por njëherë duhet ta mposhtim Rumaninë. Në tri ndeshjet e fundit jam përgjithësisht i kënaqur me skuadrën, por jo edhe aq pasi është dashur të shënonim më shume gola”, u shpreh ai.
“Duke qenë se i kemi disa të lënduar, do t’i bëjmë disa ndryshime në ekip. Do të mundohemi të jemi sa më ofanzivë”, theksoi selektori i “Dardanëve”. /Gazeta Enigma
Foda shprehet optimist, beson te vendi i parë në grup
