Në Ahmed Bin Ali Stadium zhvillohet ndeshja e raundit të fundit në fazës grupore të Kampionatit Botëror ndërmjet Uellsit dhe Anglisë.
Dy skuadrat britanike bëjnë pjesë në Grupin B dhe janë në kërkim të një vendi që çon të 1/8 e finales.
Tre Luanët kanë arkëtuar katër pikë nga dy ndeshjet e para dhe do t’i mjaftojë barazimi për të vazhduar tutje. Ndërsa Uellsi që ka vetëm një pikë duhet doemos të fitojë që të kualifikohet.
Përzgjedhësit Robert Page dhe Gareth Southgate i kanë caktuar taktikat dhe lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.