Ivana Knoll mori gjithë vëmendjen në Kupën e Botës në Katar dimrin e kaluar. Dhe ajo mund të bëjë të njëjtën gjë në Kupën e Botës të Ragbit të kësaj vere.
Tifozja joshëse kroate e ndoqi ekipin e saj deri në gjysmëfinale në Katar. Ajo kishte veshur kostume të ndryshme me flamurin e Kroacisë në çdo ndeshje, duke shkaktuar bujë teksa e bënte këtë.
Kjo bëri që Ivana të fitonte një bazë të madhe fansash. Megjithatë, me Kroacinë që nuk është pjesëmarrëse në Kupën e Botës së Ragbit 2023, asaj i është dashur të zgjedhë një ekip tjetër.
Dhe në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, u duk se ajo është duke bërë tifo për Francën.
30-vjeçarja ka pozuar me bikini me flamurin franceze pranë një pishinë.