Fuqizohen masat, kosovarët shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Fuqizohen masat, kosovarët shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në një nga hulumtimet që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët kanë shpenzuar rreth 100 euro në ditë.


Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit kosovarët shpenzuan 10 milionë euro në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto 4 ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë biznesmen, politikan, sportistë, zyrtarë shtetëror që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë duke përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por këto do të jenë shumë më larta sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”, tha ai.

Shahini i ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve.

“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontrollë, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësur për përkeqësimin ekonomik në vend dhe është duke u thelluar.”, tha Shahini.

Related Articles