Galliani i jep fund beqarisë në moshën 80 vjeçare, martohet për herë të tretë

Galliani i jep fund beqarisë në moshën 80 vjeçare, martohet për herë të tretë

Në prag të ditëlindjes së tij të 80-të, të cilën do ta festojë më 30 korrik, Adriano Galliani martohet me të dashurën e tij Helga Costa, më saktë Elza Helga Cordeiro Costa, një spanjolle 57-vjeçare me origjinë braziliane që është me të që nga viti 2011.

Për senatorin e Forza Italias dhe CEO i Monza Calcio, kjo është martesa e tretë pas asaj me prezantuesen Daniela Rosati, me të cilën pati tre fëmijë dhe me modelen Malika El Hazzaz.

Në tabelën e njoftimeve të bashkisë së Milanos, qytet ku banojnë të dy, ata tregojnë se martesa do të festohet në Monza.

Related Articles