Gani Gërmia ishte padyshim një ndër banorët më të përfolur dhe më të dashur tek publiku gjatë kohës sa ishte pjesë e spektaklit të Big Brother Vip Kosova 2.
Ganiu ka zgjedhur nesër t’i bëjë konkurrencë edicionit të Prime të BBVK2, ku ka thënë se nesër do hyjë drejtpërdrejtë në Tik Tok, për të treguar rreth ngjarjeve dhe peripecitë e fundit në shtëpinë e Big Brother.
Në këtë mënyrë, Ganiu ka shpallur një lloj “lufte” me BBVK2, ku ka zgjedhur pikërisht orën 21:00 që të flas rreth kësaj, në kohën kur edhe mbahet Prime, i spektaklit i të cilit ishte pjesë, shkruan Gazeta Enigma.
Se kush do të ketë më shumë audiencë, mbetet të shihet.
Kujtojmë se Ganiu zgjodhi të dal nga shtëpia, pasiqë produksioni shfaqi një video gjatë Prime të kaluar, duke shfaqur Ganiun kontradiktor me deklaratat e tija.
Komente të shumëta kanë mbuluar rrjetet sociale mbi këtë ngjarje.
/ Gazeta Enigma /