Gani Gërmia, ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova për çmimin e 200 mijë eurove është futur live në TikTok.
Ganiu paralajmëroi se do futet drejtpërdrejtë në këtë rrjet social në orën 21:00, në kohën kur spektakli i të cilit ishte pjesë do të mbahet.
Në këtë mënyrë, Ganiu i shpalli një lloj lufte “Vëllaut të Madh”, duke tentuar t’i heq audiencën.
Ai tha se në këtë transmetit do të flas për të pathënat që ndodhën brenda shtëpisë, sa ishte ai pjesë.
Ai tha se gjithmonë ka pasur vëmendje dhe se kjo shikueshmëri tregon më së miri.
Ai po ‘bombardohet’ me dhurata që kushtojnë me para në Tik Tok, dhe deri më tani ka arritur të gjeneroj gati 1 mijë euro.