“Gati humba jetën”, Eminem flet për periudhën e errët

“Gati humba jetën”, Eminem flet për periudhën e errët

Marshall Mathers, i njohur nga publiku si Eminem, ka folur për një periudhë të errët të jetës së tij.

49-vjeçari ka treguar se dikur ishte në gjendje agonie dhe po jepte maksimumin në muzikë pasi konsumonte lëndë narkotike dhe ishte gati të humbte jetën.

Ai u pati shtruar në spital në dhjetor të vitit 2007 pas një mbidoze me metadon.

Artisti ka treguar se i është dashur kohë e gjatë që truri i tij të funksiononte sërish.

Eminem u shtrua në rehabilitim të prill të vitit 2008, ndërsa mjekët testuan medikamente për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes së tij.

Reperi pranoi në një intervistë për “Vulture” në vitin 2017, se muzika që ai krijoi ndërsa po luftonte me varësinë nuk ishte më e mira e tij. Njerëzit mendonin se ai i kishte shkaktuar vetes dëmtim të trurit, pasi këngët e tij nuk ishin aty ku duhej.

Fansat kishin pritshmëri më të larta për reperin, i cili mezi po dilte nga gjendja e tij. Njerëzit ishin të zhgënjyer me Marshall Mathers, pasi deri atë kohë ai kishte dhënë më të mirën e tij, ndërsa tani as nuk i afrohej talentit që më herët kishte treguar.

Related Articles