Genc Prelvukaj do të sjell këngën e re në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash

Genc Prelvukaj do të sjell këngën e re në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash

Një projekt i ri muzikor gjatë këtyre ditëve do të lansohet edhe nga artistët Genc Prelvukaj, Shaolin Gang dhe Albiash.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve që kanë publikuar në rrjete sociale.

Siç njoftuan më tej, projekti i tyre vjen në tri gjuhë dhe se do të lansohet ditën e sotme(e mërkurë).

“Të mërkurën ‘Stay’ në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash. Në tri gjuhë”, ka shkruar Prelvukaj në postimin e ndarë në Instagram.

Ky është bashkëpunimi i parë i tyre që besohet se do pritet mirë edhe nga publiku.

Dueti vjen pas “Rrezja jeme” – projektit të ri të Gencit që është pjesë e albumit të tij “Gentivs II”.

Këngët e albumit u mirëpritën nga admiruesit e muzikës së tij dhe tanimë kanë mbledhur mijëra klikime. 

Related Articles