Gati një vit më parë teksa Getinjo ndodhej në shtëpinë e “BBVK”, daja i tij u nda nga jeta.
Mozzik asokohe bëri një reagim në rrjetet sociale, ndërsa Getit vendosën t’ia mbanin sekret lajmin e hidhur sa ishte brenda formatit për të mos e mërzitur më shumë.
Sot kur ka kaluar një vit në një rrëfim në rrjetin social “TikTok”, Getinjo ka treguar arsyen tronditëse se përse daja e tij ka ndërruar jetë.
“Mua më ka vdekur daja më i mirë. E ka mbytur veten në burg. Ka qenë shumë inteligjent. Unë nuk e kam ditur pasi kam qenë në Big Brother dhe nuk e kam varrosur pasi nuk më ka treguar askush. Pas tre ditësh që ka hyrë në burg, ka mbytur veten prej depresionit. E ka gjetur një mënyrë për të mbytur vetes me lidhëset e atleteve. I ka mbajtur me vete që në momentin që e kanë kapur dhe ka mundur t’i fshehë mirë”, tregon reperi.
Më pas ai vazhdon: “Ka qenë shumë inteligjent. Ka bërë intervistë me psikologen, është qethur, është rruajtur, është pastruar. Ka bërë intervistën me psikologen, i ka kërkuar qetësues, të cilët i dinte të gjitha me emra dhe pas dy orësh ka mbytur veten. Psikologia thoshte se nuk kishte njohur të burgosur aq të pasur me fjalor. Ishte vetëm 42-vjeç dhe jam rritur me atë. Ai ka qenë shumë i zgjuar dhe më ka dhënë shumë këshilla por depresioni është shumë i keq”.