Getinjo edhe sonte vendosi ta tregojë talentin në freestyle, derisa ishte duke ndenjur me Andin, Artën e Gresën në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend.
Ai i thuri disa vargje nën ritmin e melodisë së lëshuar në sfond nga Vëllai i Madh.
Arta u shpreh e befasuar se si reperi mund t’i gjejë e t’i rimojë fjalët kaq mirë.
E Andi me shaka i tha se do ta kishte pranuar një bashkëpunim me të.