Getinjo dhe Vivien vazhdojnë të kalojnë shumë kohë së bashku.
Ata shpesh kalojnë momente romantike, por edhe të tilla qesharake.
Getinjo i ka thënë sot Vivienit se po i vjen era qepë dhe tym.
“Era qepë po të vjen, era tym, katastrof njeri je bërë, a ki more marre ti”, është shprehur Getinjo me shaka.
Më pas, Vivien është ankuar për mungesë të gjumit, duke thënë se e ka ëndërr të fle aty njëherë deri në orën 6 të pasditës.
“Ëndërr e kam të fle këtu njëherë deri në orën 6 të pasditës”, është shprehur Vivien.
E në vallen e mëngjesit Vivi thotë se Getinjo nuk është zgjuar, derisa më pas e ka pyetur për arsyen.
“Se di, njëherë jam zgjuar”, është shprehur Getinjo.