Reperi i njohur i estradës shqiptare, Getoar Selimi, i njoftoi fansat e tij të enjten se ishte në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Ai nuk zbuloi shumë detaje fillimisht, duke publikuar thjeshtë një fotografi nga xhirimet e klipit, ku shfaqej me disa bashkëpunëtorë përreth.
E orët e mbrëmjes të së enjtes zbuluan se personi për të cilin bëhej fjalë ishte kantautori Stine.
Ky i fundit e konfirmoi vet bashkëpunimin duke publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit me Getin, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Shumë shpejt”, shkroi Stine në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa bënte të ditur se kjo këngë do të mbajë titullin “Andiamo”.
Kjo nuk është hera e parë që këta dy emra bëhen bashkë, pasi Geti dhe Stine kanë bashkëpunuar edhe më parë, kur Geti dhe Agon Amiga ishin pjesë e grupit Tingulli 3nt.
Kënga me titull “Little Mommy” ishte pritur mirë nga publiku në atë kohë, gjersa kjo është arsyeja pse fansat e të dyve janë bërë më se kuriozë për duetin e tyre të radhës.